Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Politika për Ndojën dhe dritë-hijet e karrierës së prokurorit që pësoi atentat

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2019, 17:01 | Politikë
Politika për Ndojën dhe dritë-hijet e karrierës së

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe e kanë akuzuar publikisht pak ditë më parë prokurorin Arjan Ndoja për lidhje me grupe kriminale. Ai akuzohej se ka ushtruar presion gjate hetimeve për regjistrimin e disa pronave në Durrës, çështje për të cilat u arrestua edhe ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit Liridon Pula.

Më 3 tetor, nga salla e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama foli për një prokuror që bashkëpunon me bandat e i bën presion drejtuesve të administratës. “Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting-u, por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë“, do të shprehej Rama.

Zëvendësi i tij, Braçe, ishte i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj Liridon Pulës nga ku akuzoi prokurorin e çështjes Arjan Ndoja se “ka ushtruar presion ndaj punonjësve për të tjera objekte, duke përdorur çështjen e regjistrimit te disa pronave në Durrës. Dyshoj shumë, që akuza (ndaj Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës në Durrës) jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. A e kuptoni në çfarë shkelje kushtetuese është ky prokuror (Arjan Ndoja)? Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë pisllëk zhuli”, u shpreh Braçe.

Një javë më pas, emri i Arjan Ndojës u rikthye sërish në sallën e Parlamentit, kur Kryeministri e përfshiu në të ashtuquajturin “grupi kap çfarë të kapësh” (KÇK). “Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim.Duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Është e kote t’i bëjmë njëri-tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë dhe nga tryeza e qeverisë të justifikohemi. Procesi i vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojnë të bëjnë kërdinë çdo ditë”, theksoi Rama.

Për atentatin ndaj Ndojit, reagoi kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili tha se ngjarja tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. “Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht”, thekson lideri i opozitës. Kryeopozitari kërkoi zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Ndoja u vu në qendër të akuzave politike kohët e fundit, por karriera e tij si prokuror ka pasur një serë ulje e ngritjesh. Arjan Ndoja është prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës prej vitit 2008. Ai u rikthye në sistemin e Prokurorisë nga ish-kryeprokurorja Ina Rama. Më herët ai ishte shkarkuar nga detyra nga paraardhësi i saj Theodhori Sollaku.

Gjatë periudhës 4-vjeçare që nuk ishte prokuror Ndoja ushtroi funksionin e avokatit, ku mbrojti emra të njohur të botës së krimit. Në këtë periudhë ai shtoi pasurinë e tij me 740 mijë euro. Në vitin 2008 ai u kallëzua nga ILDKP për deklarim të rremë të pasurisë, por Prokuroria pushoi procedimin penal. Pas këtij vendimi, Prokuroria e Përgjithshme ndërpreu edhe pezullimin e përkohshëm nga detyra duke e rikthyer në pozicionin e prokurorit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu