Reali nuk e shfrytëzon “dhuratën” e Barcelonës, katalanasit mbeten në vend të parë

RealiMadrid e ka mbyllur në barazim 0-0 ndeshjen e 11 në kampionat përballë ekipit të Betis. “Los Blancos” kishin të gjithë mundësitë të merrnin drejtimin e La Ligas, pas dështimit të Barcës në Levante dhe barazimit të Atleticos së Madridit me Sevillan, por nuk ndodhi kështu.

Djemtë e Zidane lanë dy pikë të arta në shtëpi duke tronditur ndjeshëm pozitat e trajnerit francez në krye të Realit. Ndeshja u karakterizua me raste të shumta shënimi nga ana e “Los Blancos”, të cilët përveçse ishin të pafat hasën dhe një paraqitje të shkëlqyer të portierit vendas.

Barcelona dhe Reali i Madridit kanë nga 22 pikë deri tani në këtë kampionat dhe një ndeshje pa luajtur që është pikërisht “El Clasico”, e cila u shty për shkak të protestave të dhunshme pro pavarësisë që kanë përfshirë rajonin e Katalonjës, ditët e fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2