Roma me marsh të katërt, pas Milanit, radhën e ka Napoli

Ka filluar me një supersfidë java e 11 e Serie A mes Romës dhe Napolit, Verdhekuqtë janë rikthyer kështu në një formë të mirë në kampionatin italian, pas fitores ndaj Milanit.

Kësaj here ishte radha e Napolit, ndaj të cilit kryeqytetasit fituan me rezultatin e ngushtë 2-1.

Goli i parë për Romën u shënua nga talenti Zaniolo pas një superaksioni të nisur që nga mbrojtja vendase në minutën e –t të takimit. Roma mund ta dyfishonte rezultatin në pjesën e parë, por Kolarov gaboi nga pika e 11 metërshit.

Në pjesën e dytë ekipi i portugezit Fonseca fitoi dhe një penallti tjetër e cila iu besua Veretout i cili nuk gaboi. Pak minuta më pas vjen dhe goli i miqve falë një mosmarrëveshje mes portierit dhe mbrojtësit. Me këtë fitore Roma merr përkohësisht vendin e tretë në kampionat.

Shkarkoni aplikacionin e A2