Sinjalizoi Skënderbeun te UEFA, kompania bashkëpunonte me mafien

Prej vitesh te Skënderbeu akuzojnë UEFA-n se i ka dënuar pa prova, duke i bërë kokë turku për plagën e trukimeve në futboll. Madje, pasi e humbën çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, drejtuesit e klubit korçar e apeluan në Gjykatën Federale të Zvicrës. Në betejën e tij, tashmë klubi shqiptar ka një as nën mëngë.

Gjithçka pas skandalit të shpërthyer në Itali, ku kompania “Sport-Radar”, e përzgjedhur nga FIFA dhe UEFA për të monitoruar tregun e basteve dhe të sinjalizonte lëvizjet e çuditshme të koeficientëve, akuzohet se bashkëpunonte me mafien. Kompania që duhet të ruante pastërtinë e lojës përfitonte para në të zezë nga ‘Ndrangheta dhe Sacra Corona Unita.

Organizatat kriminale i përfitonin kuotat e basteve përpara kompanive të licensuara dhe përdornin biznese të cilat vepronin në Rumani, Shqipëri dhe Maltë. Akuzat janë nga baste të jashtëligjshme, te mashtrimi në dëm të shtetit, evazioni dhe pastrimi i parave, për një dëm ekonomik që në Itali përllogaritet në mbi 4,8 miliardë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2