Të armatosur deri në dhëmbë, Turqia dhe Rusia nisin patrullimet

Trupat ushtarake turke dhe ato ruse, në automjete të blinduara zhvilluan patrullimet e tyre të para tokësore në pjesën verilindore të Sirisë. Më pas, në një qytet verior të Sirisë u regjistrua dhe një sulm me autobombë, nga shpërthimi i së cilës humbën jetën 13 civilë.

Turqia dhe aleatët e tyre rebelë në Siri nisën më 9 tetor një sulm kundër militantëve kurde të YPG dhe që nga ajo ditë kanë marrë kontrollin e 75 miljeve tokë që nga zona kufitare.

Ankaraja dhe Moska ranë dakord javën e shkuar për të larguar luftëtarët kurdë në një distancë prej të paktën 19 milje në jug të kufirit turk.

Të premten, trupat turke dhe ruse, me automjete të blinduara, patrulluan për herë të parë së bashku në verilindje të Sirisë, pas një marrëveshje midis dy vendeve për të larguar militantët YPG nga zonat kufitare. Më vonë, gjatë ditës, një makinë bombë shpërtheu në qytetin Tel Abyad, afër kufirit të Turqisë, e cila iu mori jetën 13 civilëve dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë.

Shkarkoni aplikacionin e A2