Thyhen anglezët, Afrika e Jugut rrëmben trofeun e tretë botëror në regbi

Afrika e Jugut theu zemrat e mijëra anglezëve me një lojë të pamëshirshme duke rrëmbyer trofeun e Kupës së Botës në Regbi, i cili është edhe i treti për ta.

Me një rezultat të përgjithshëm 32 me 12 ekipi afrikano-jugor tregoi se ishte shumë më lartë se rivalët britanikë.

Për Anglinë ky ishte një fund i hidhur i një kampionati që mendohej se do t’i jepte fund pritjes 16 vjeçare për të rikthyer trofeun e Kupës së Botës në Regbi. Ndeshja kishte një interes të madh tek britanikët sa dhe vetë princi Harry ishte i pranishëm në stadium për të marrë pjesë në këtë eveniment.

Shkarkoni aplikacionin e A2