Torino vishet sërish bardhezi, “Zonja e Vjetër” mban kreun

Torino nuk ka mund t’i bëjë ballë furisë Juventusit në derbin e radhës të luajtur këtë të shtunë, në javën e 11 të Serie A. “Zonja e Vjetër” ka marrë dhe një 3 pikësh të merituar, në një nga ndeshjet më të luftuara prej saj.

Ekipi i Sarrit ishte nën presion në këtë ndeshje edhe për shkak të fitores së Interit në transfertën e Bolonjës, i cili kishte marrë përkohësisht vendin e parë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me një rast sërish të diskutuar nga kundërshtarët e Juventusit, pas një topi të prekur me dorë nga holandezi De Ligt. Arbitri vijoi lojën dhe nuk e pa VAR-in për t’u siguruar nëse lojtarët e Torinos kishin të drejtë apo jo.

Me fillimin e të dytë, Juventus u hodh në sulm për të fituar ndeshjen ndërsa vendasve iu desh të tërhiqeshin në mbrojtje dhe të shfrytëzonin kundërsulmet. Në minutën e 70 të takimit ishte pikërisht De Ligt ai që shënoi golin e avantazhit për Juventus, me të cilin kampionët morën dhe 3 pikët e nevojshme për kreun e kampionatit, i cili këtë vit kërcënohet seriozisht nga Inter.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar