Tragjedi në garat me motorë, humb jetën 20-vjeçari

Sportet e garave goditen nga një tjetër tragjedi. Piloti i motorëve, Afridza Munandar humbi jetën në pistën e Sepangut, gjatë turneut “Taletn Cup” që po zhvillohej në Malajzi.

Djaloshi i ri u përplas prej xhiros së parë dhe nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra. Gara u pezullua prej xhiros së parë, me komisarët e pistës që nxorën flamurin e kuq dhe të gjithë e kuptuan se aksidenti ishte mjaft i rëndë.

20-vjeçari u dërgua menjëherë në spital me helikopter, por nuk arriti të fitonte betejën për jetën.

Shkarkoni aplikacionin e A2