Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vijon dhuna në Hong Kong, sulmohet godina e agjencisë kineze të lajmeve

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2019, 17:16 | Bota

Rënia e mbrëmjes shënon dhe rinisjen e përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Hong Kong, të cilët vijojnë të bllokojnë prej 22 fundjavash rresht qytetin. Policia përdori gazin lotsjellës ndaj turmës së veshur me të zeza pas zjarrit të vendosur në stacionet e metrove dhe vandalizimin e godinës së agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua.

Grupe të vogla protestuesish të maskuar sulmuan dhe zonën e bizneseve, ku ndodhen dhe shumë dyqane bizhuterish, banka dhe dyqane mode. Ata i vunë zjarri barrikadave dhe hodhën bomba artizanale, ndërsa policia iu përgjigj me ujë me presion.

Protestuesit janë të zemëruar me ndërhyrjen e Kinës në liritë e Hong Kongut, përfshi dhe sistemin e drejtësisë që prej kohës qyteti kaloi nga Britania në kontrollin e Kinës në vitin 1997. Pekini zyrtar i mohon këto akuza.

A2 CNN Livestream

Dita jonë