Alban Hoxha protagonist, Partizani mund Luftëtarin dhe kryeson

Partizani vijon me fitoren e radhës, por ndeshja ndaj Luftëtarit për djemtë e teknikut italian Franco Lerda nuk ka qenë aspak e thjeshtë.

Pas një fillimi premtues për kampionët, janë gjirokastritët që kanë rastet më të pastra për të shënuar në pjesën e parë, ku miqtë humbën edhe një penallti, e marrë nga Dushkaj në të 16-ën, po të pritur mrekullisht nga portieri Alban Hoxha, që “hipnotizon” kapitenin gjirokastrit Donald Rapo.

Portieri kryeqytetas shmang golin sërish kur pret gjuajtjen e Dushkajt (22’), dhe kjo i jep zemër Partizanit që fillon të kontrolloj më mirë lojën.

Pjesa e dytë flet për Partizanin, që arrin të shënojë dy gola në dy minuta.

Fillimisht është Çinari që gjen rrjetën me një goditje me kokë (54’), më pas Jasir Asani përfiton nga mungesa e qartësisë gjirokastrite për të marrë dhe realizuar një penallti.

Me fitoren e sotme, Partizani mbetet në krye të klasifikimit me 21 pikë, ndërkohë që Luftëtari tashmë është me vetëm 6 pikë po shkëputet gjithmonë më shumë, i ndjekur vetëm nga Flamurtari.

Shkarkoni aplikacionin e A2