Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Atentati ndaj prokurorit, Veliu mbledh vartësit, ngjarja ende pa autor

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 19:29 | Kronikë
Atentati ndaj prokurorit,  Veliu mbledh vartësit, ngjarja ende pa autor

Gati 48 orë pas atentatit ku u plagos prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi i Shijakut”, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit zhvilluan një takim analizë për ngjarjen.

 Burime të rezervuara konfirmuan se kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kërkoi informacion për ecurinë e hetimit dhe zbardhje të plotë të ngjarjes. Deri pasditen e së dielës grupi i hetimit kishte marrë deklarime nga më shumë se 30 persona, por pa mundur të mbërrijë në emra konkretë të autorëve të dyshuar.

https://a2news.com/2019/11/02/politika-per-ndojen-dhe-drite-hijet-e-karrieres-se-prokurorit-qe-pesoi-atentat/

 Hetimi i atentatit po ndiqet nga prokurorët e Krimeve të Rënda, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, të cilët kanë regjistruar çështjen për veprat penale të “vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “grup të strukturuar kriminal”.

https://a2news.com/2019/11/01/atentat-ne-durres-plumba-prokurorit-arjan-ndoja-dhe-dy-personave-te-tjere/

Prokurorët janë në pritje të rezultateve nga Policia Shkencore për analizën krahasuese mes provave të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe atyre të marra në automjetin e braktisur në Shkafanë të Ishmit, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

 Përveç dy armëve dhe maskave të gjetura në këtë mjet, ekspertët do të analizojnë shenja gishtërinjsh, si dhe mundësinë e përfitimit të materialeve gjenetike. 

https://a2news.com/2019/11/03/prokurori-ndoji-del-nga-reanimacioni/

Hetimi është përqendruar në disa pista, ku më kryesoret janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës së prokurorit të të plagosurit Arjan Ndoja dhe ajo që lidhet me të shkuarën e të plagosurit tjetër, Aleksandër Loha. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani