Bottas në “pole position”, ndjek Vettel. Vetëm i pesti Lewis Hamilton

Valtteri Bottas do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të SHBA.

Piloti finlandez i Mercedesit i habiti të gjithë duke vendosur rekord të ri piste (1’32”029) dhe duke lënë pas Sebastian Vettel me Ferrari, i cili regjistroi një kohë vetëm 12 të mijtat më të ngadaltë.

Nga vendi i tretë do të niset Max Verstappen me Red Bull, i ndjekur nga Ferrari tjetër i Leclerc.

Prova zyrtare zhgënjyese për Hamilton, i cili regjistroi vetëm kohën e pestë më të shpejtë. Gjithsesi, britanikut të Mercedesit do t’i mjaftojë vendi i 8 për t’u shpallur kampion i F1 edhe për këtë vit.

Gara amerikane do të zhvillohet sot, në orën 20:10 me orën shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin e A2