Del në shitje kompania më e madhe e naftës në botë

Këtë të dielë, kompania saudite “Aramco” shpalli ofertën fillestare publike për shitjen e aksioneve të saj, 7 javë pas sulmeve në rafineritë e saj të naftës. “Aramco” është kompania më e madhe e naftës në botë, e cila vlen 1,2 trilionë dollarë. 

Shefi ekzekutiv Amin Nasser e quajti këtë të dielë një ditë vërtet historike, duke shtuar se kompania do të jetë tashmë e listuar edhe në bursën e Riadit. Oferta fillestare publike do të ndahet në dy transhe, një për institucionet publike dhe e dyta për investitorët private, por “Aramco” ende nuk e ka përcaktuar se sa përqind e kompanisë do të shitet.

Burimet thonë se sauditët do të shesin vetëm 1-2% të aksioneve të kompanisë, që mund të kushtojnë nga 20 deri në 40 miliardë dollarë. Kjo kompani është vlerësuar nga bankierët dhe ekspertët e biznesit me 1,5 trilionë dollarë më me vlerë sesa kompanitë më me vlerë në botë, si Microsoft apo Apple.

Shitja e aksioneve të “Aramco” synon që të rrisë ekonominë e vendit saudit, pasi Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman synon diversifikimin e saj, larg nga nafta.

“Aramco” u themelua në vitin 1933, mes Arabisë Saudite dhe kompanisë së naftës standarte në Kaliforni. Por, mes viteve 73-80, Arabia Saudite e bleu të gjithë kompaninë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2