Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Durrës, mbijetesë në kushte ekstreme social-ekonomike për romët

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 13:04 | Sociale
Durrës, mbijetesë në kushte ekstreme social-ekonomike për

Komuniteti rom vijon të mbetet i “përjashtuar” nga vëmendja e institucioneve shtetërore.

Përveç problemeve ekonomike e sociale, ata vuajnë dhe nga mentaliteti që i bën të ndihen të diferencuar nga shoqëria. Në zonën e Nishtullës në Durrës, ky komunitet mbijeton në kushtet e varfërisë ekstreme, ku në shumë raste gjumi i zë të paushqyer, ndërsa elemente si shkollimi, strehimi apo kujdesi shëndetësor për ta konsiderohen luks.

Ata tregojnë për mikrofonin e A2 përpjekjet që bëjnë për të siguruar bukën e gojës dhe kushtet në të cilat përpiqen të mbijetojnë. 

Pjesa dërrmuese e fëmijëve të këtij komuniteti nuk frekuentojnë shkollat, ndërsa banorët akuzojnë strukturat shtetërore që i kanë lënë në harresë dhe se ndihmat që shpërndahen asnjëherë nuk mbërrijnë tek ata.

Mosregjistrimi i këtij komuniteti në regjistrat e gjendjes civile është një tjetër problematikë që ndikon më pas edhe në mospërfshirjen e tyre në programet dhe ndihmat sociale shtetërore.

Të lënë në harresë totale nga kujdesi shtetëror, ky komunitet është lehtësisht i ekspozuar ndaj pjesëmarrjes në krime të ndryshme, trafikimit apo përdorimit të drogërave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë