Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gafë e holandezëve, dëmtojnë super-aeroplanin duke e mbushur me shkumë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 17:31 | Teknologji

Ceremonia ishte madhështore, me të ftuar vip dhe një koncert enkas. Por pritja e aeroplanit ushtarak F-35A, një nga  më të përparuarit dhe të kushtueshmit në botë,  rrezikoi të shndërrohej në një dëm të madh për qeverinë holandeze, edhe pse gafa po bën tashmë xhiron e rrjeteve sociale.

https://youtu.be/OQoQ6YlJrdg?t=6790

Ceremonia po zhvillohej në bazën ajrore të Leeuwarden, dhe të gjithë autoritetet u ngritën në këmbë teksa mjeti që kushton pothuajse 90 milionë dollarë po afrohej drejt tribunës ku ishin ulur. Përpara duhet të kalonte një “harku triumfi” prej uji të krijuar nga zjarrfikëset, por triumfi u shndërrua shpejt në figurë qesharake teksa F35 u mbush me shkumë.

F-35 A

Për një gabim koordinimi, autobotet ishin të mbushur me substancën kundër zjarrit, që mesa duket nuk është shumë miqësore as me pajisjet e avancuara të aeroplanit, një prej nëntë copëve të blera nga Holanda.  

Sipas teknikëve, mjeti nuk ka pësuar dëmtime të mëdha, edhe pse dyshohet për një defekt në sistemin anti-radar.

Herën tjetër, ndoshta autoritetet ushtarake do mendojnë një ceremoni më modeste.

A2 CNN Livestream

Dita jonë