Gjendet një person i mbytur në bregdetin e Durrësit

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e së dielës në bregdetin e Durrësit.

Trupi është konstatuar në ujë, në afërsi të Pistës “Kosova”.

Policia ka identifikuar viktimën si 44-vjeçaren me iniciale A. Sh., që mendohet se vuante nga depresioni.

Nga të dhënat e deritanishme, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.

Shkarkoni aplikacionin e A2