Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hong Kong, konflikt dhe dhunë, protestuesit nuk kursejnë as politikanët

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 20:18 | Bota

Nuk kanë munguar as këtë të dielë protestat në rrugët e Hong Kongut. Janë manifestime që njihen si “demonstratat e fundjavës” që kanë filluar prej muajsh dhe për çdo herë shoqërohen me incidente jo pak të rënda.

Momenti i sulmit ndaj disa politikanëve në Hong Kong. Pamje vërtetë të rënda (Reuters).

Ditën e sotme, protestuesit zaptuan edhe qendrat tregtare, duke shkuar deri në konflikte te dhunshme, ku nuk kursyen as politikanët që kanë hasur aty.

https://a2news.com/2019/11/02/vijon-dhuna-ne-hong-kong-sulmohet-godina-e-agjencise-kineze-te-lajmeve/

Pasi e kanë parë të kalojë pranë tyre, një grup protestuesish, kanë rrahur barbarisht, e kanë zhveshur dhe më pas i kanë kafshuar veshin një këshilltari partiak, por dhuna ka vijuar më pas edhe me sende të ftohta.

https://a2news.com/2019/08/18/protestat-ne-hong-kong-turma-shtohet-perdite-pasojat-kryesisht-ekonomike/

Policia, përmes një njoftimi, bëri të ditur se përveç zyrtarit, kanë mbetur të lënduar edhe 6 persona të tjerë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë