Johnson para zgjedhjeve: I ofroj vendit një shans që të dalim nga BE brenda dhjetorit

Me shpresën për të fituar shumicën në zgjedhjet e parakohshme në 12 dhjetor, kryeministri britanik Boris Johnson kërkon votën e britanikëve për të mundësuar një Brexit me marrëveshje nga Bashkimi Europian.

“Nëse votoni këtë qeveri, ne kemi gati marrëveshjen për të shkuar menjëherë në Parlament më 13 dhjetor. Mund t’ia dalim”, shprehet Johnson për Sky.

“Ajo çka po i ofroj vendit tani është një shans për t’i lëvizur realisht gjërat përtej linjës. Parlamenti refuzoi të japë aprovimin për të dalë nga BE më 31 tetor. Ky ishte një zhgënjim i madh. Por, nëse ne votojmë për konservatorët tani, nëse votojmë për këtë qeveri, do të japim garanci që ne kemi një marrëveshje gati, për të shkuar menjëherë në Parlament më 13 dhjetor. Mund t’ia dalim. Mund t’i japim fund pasigurive”, shtoi kryeministri britanik.

Shkarkoni aplikacionin e A2