Kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, Bledar Toçi lihet në burg

Ditën e premte, Gjykata e Apelit në Durrës ka shqyrtuar kërkesën e Bledar Toçit, i cili ka kërkuar zbutjen e masës ndaj tij, konkretisht “arrest shtëpie”, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore pretenduar prej tij.

Por, pavarësisht kërkesës së Toçit, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendim e dhënë  Gjykata e Kavajës më 13 tetor.

Shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi akuzohet për vrasje më dashje të Dritan Haxhollit në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja. Haxholli shkoi aty me kallashnikov dhe tentoi të sulmojë personat e pranishëm, mes të cilëve ishte edhe Toçi.

Ky i fundit u kundërpërgjigj me armën e shërbimit dhe la të vrarë në vend 41-vjeçarin që pretendonte një lidhje intime me nënën e 3 fëmijëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2