Leicester rikthehet “i madh”, fiton dhe ndjek City dhe Liverpool

Leicester nuk ndalet më. Pasi arriti rekordin e fitores më të madhe në transfertë, duke i shënuar 9 gola Southamptonit, “Foxies”  vazhdojnë marshimin mbresëlënës në Premier League duke fituar edhe ndaj një ekipi surprizë si Cristal Palace.

Golat u shënuan nga turku Caglar Soyuncu në të 57-ën pas një goditje nga këndi dhe me një kundërsulm të finalizuar mjeshtërisht nga “bomberi” Jamie Vardy në të 88-ën.

Me fitoren e sotme Leicester mban vendin e tretë, pas gjigantëve Manchester City dhe Liverpool, duke rikthyer në tifozët pamjet e festës që çoi djemtë trajnerit të atëhershëm Claudio Ranieri në 2016 të shkruanin historinë me fitoren e kampionatit.

Shkarkoni aplikacionin e A2