MotoGP, Viñales mposht Marquez dhe fiton në Malajzi

Maverick Viñales ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Malajzisë në MotoGP.

Kjo është fitorja e dytë e sezonit për spanjollin e Yamaha, i cili la pas Marc Marquez (Honda) dhe Andrea Dovizioso (Ducati).

Piloti i Yamaha hakmerret në këtë mënyrë pas garës së pafat në Australi, kur u rrëzua kur kishin mbetur edhe pak kthesa nga fundi, duke i “dhuruar” fitoren spanjollit Marquez. Në Sepang, piloti i Yamaha mori kryesimin që në xhiron e parë dhe nuk e dorëzoi deri në fund.

Valentino Rossi, Alex Rins, Franco Morbidelli, Fabio Quartararo, Jack Miller, Danilo Petrucci dhe Joan Mir plotësuan dhjetëshen e parë.

Çmimi i Madh i Malajzisë ishte gara e parafundit e Botërorit të MotoGP, me Marc Marquez që e ka fituar tashmë titullin kampion.

Shkarkoni aplikacionin e A2