Nëntori, me shi. Pak ditë me temperatura të ulëta, dimri sërish larg

shiu 600x338

Vranësirat dhe reshjet mbizotërojnë kushtet e motit në Shqipëri javën që vjen dhe përtej saj.

Ndërsa kthjellimet gjatë kësaj periudhe do të shfaqen në intervale disa orëshe, por jo më gjatë se një ditë.

Vlen të veçohet dita e nesërme, e cila sjell reshje mesatare dhe intensive në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Një shkëputje të reshjeve sjell e marta, por reshjet rikthehen në mesjavë dhe mbeten prezente deri në mesin e nëntorit.

Temperaturat nuk pësojnë ndryshime të ndjeshme gjatë 10-ditëshit të parë të muajit, por një dimër i vogël na pret nga mesi i muajit nëntor.