“Përbindëshi bërthamor” i ushtrisë amerikane manovron si të ishte një motoskaf – A2

“Përbindëshi bërthamor” i ushtrisë amerikane manovron si të ishte një motoskaf

uss3 1100x620

Manovrat e saj duken ato të një motoskafi gjigant, por në të vërtetë kemi të bëjmë me diçka tërësisht ndryshe. USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja më e re e flotës detare amerikane, dhe padyshim një nga mjetet e saj më të rëndësishme për të treguar superioritetin në ujërat e globit.

Për ta ndërtuar janë nevojitur rreth 12 vjet dhe 43 miliardë dollarë, por tashmë anija që peshon 100 mijë tonelata dhe ka një gjatësi 337 metrash, është gatshme për misionet e caktuara nga Pentagoni.

Dimensionet e saj mund të përballohen vetëm nga dy reaktorë bërthamorë, që e bëjnë të lundrojë me shpejtësi relativisht të mahnitshme (deri në 60 km në orë),  dhe mund të mbajë 90 aeroplanë luftarakë si dhe një ekuipazh që i afrohet 5 mijë ushtarakëve.

  • LAJMI I FUNDIT | 20 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Humb jetën një tjetër person nga koronavirusi, shkon në 13 numri i viktimave
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 77 persona në spitalin Infektiv, 8 në terapi intensive, 3 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 8 të shëruar në 24 orët e fundit, 52 në total
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës, 4 në Lushnje, 5 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 23 raste në Fier, 4 në Kavajë, 2 në Rrogozhinë, 15 në Korçë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 5 raste në Vlorë, 8 në Shkodër, 5 në Lezhë, 1 në Berat
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 2 raste në Has, 5 në Krujë, 4 në Tropojë, 3 në Pikë, 2 në Mirditë