Pesë golat “mbushën kupën”, Kovac shkarkohet nga Bayern

Niko Kovac nuk është më trajneri i Bayern Munich. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë ekipi kampion gjerman në faqen e tij, ku shpjegohen edhe shkaqet.

Sipas presidentit Karl-Heinz Rummenigge, “performancat e ekipit në javët  e fundit na kanë treguar se kishte nevojë të vepronim”.

Kupa për trajnerin kroat u mbush me humbjen e turpshme 5-1 ndaj Eintracht.

“Gjiganti” i Bundesligës për momentin do të stërvitet nga zëvendës trajneri Hansi Flick, që me shumë gjasa mund ta drejtojë edhe në sfidën ndaj Olympiakosit të mërkurën, si dhe ndoshta në përballjen e madhe ndaj Borussia Dortmund.

Shkarkoni aplikacionin e A2