“Pse ndaj Lecce u dha penallti dhe sot jo?”, shpërthejnë polemikat në Itali për episodin me protagonist De Ligt

Drejtori i përgjithshëm i Torinos, Antonio Comi bëri deklarata të forta pas ndeshjes Torino-Juventus, që përfundoi me fitoren e bardhezinjve me rezultatin 0-1.

Sipas tij, prekja e topit me dorë në zonë nga ana e De Ligt ishte e ngjashme me faullin e një jave më parë në Lecce (sërish De Ligt preku topin me dorë në zonën e tij). Në atë rast, arbitri akordoi 11-metërsh, ndërsa ndaj Torinos nuk e pa të arsyeshme një gjë të tillë.

“Sot kishte edhe më shumë kohë që ta shmangte topin. E pashë disa herë rastin dhe kur dëgjoj komente të ndryshme më vjen keq”, tha drejtori i Torinos për mediat italiane.

Ndërsa trajneri i Torinos, Mazzarri tha se ishte shumë i nxehur, por shtoi se zgjedh të mos flasë për tema të caktuara, duke iu lutur gazetarëve që të mos i bënin pyetje për prekjen e topit me dorë nga De Ligt.

Shkarkoni aplikacionin e A2