Seria A, Cagliari mposht Atalantën dhe nis të ëndërrojë Champions-in

cagliari 1100x620

Cagliari ka fituar në fushën e Atalantës me rezultatin 0-2 dhe e barazoi në vendin e katërt të renditjes së Serisë A ekipin e drejtuar nga Gasperini.

Miqtë kaluan në avantazh pas një devijimi të Palominos me dorë brenda zonës, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë Atalanta mbeti me 10 futbollistë, pasi Ilicic kreu një gjest antisportiv që u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri.

Në fillim të pjesës së dytë Cagliari gjeti edhe golin e dytë, me anë të Oliva.