Shkodër, nderohej 70-vjetori i teatrit Migjeni, ikin dritat, publiku bën dritë me celularët

Një aksident i pakëndshëm ka ndodhur në teatrin Migjeni të Shkodrës, teksa në sallë po festohej 70 vjetori i themelimit të teatrit të famshëm shqiptar.

Gjatë ceremonisë po jepeshin disa tituj honorifikë, ku spikaste ai i “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” dhe të “Mjeshtrit të Madh” për disa emra të shquar të skenës teatrale shkodrane, kur salla e mbushur u errësua për rreth 8 minuta, me publikun që me batuta ironike por edhe me shpirt mbijetese filloi të ndriçojë skenën me aparatet celulare.

Shkarkoni aplikacionin e A2