Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Të vegjlit” luftojnë për kryesimin në La Liga, Sociedad i pari me Real dhe Barca

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 23:49 | Futboll
“Të vegjlit” luftojnë për kryesimin në La Liga,

Ishte një ndeshje për kryen e klasifikimit në La Liga. Por nuk kemi të bëjmë me Barca- Real Madrid, por me një ndeshje që atyre që nuk ndjekin kampionatin spanjoll nga afër mund t’ i mos thotë shumë.

Granada dhe Real Sociedad janë dy surprizat më të mëdha të një kampionati që kurrë më parë në dekadat e fundit ka qenë kaq i ekuilibruar, me 13 ekipe që ndahen vetëm nga 5 pikë.

Ndeshja përfundoi me fitoren e miqve të Sociedad 1-2, me golin në minutën e fundit të mesfushorit Portu që i dhuron ekipit të tij ëndrrën e kryesimit të klasifikimit, së bashku me Barcelonën dhe Real Madrid, ndërkohë që një fitore e Granadës do ta projektonte të vetme në krye.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani