Trump fton Zelenskyn: Është njeri shumë i mirë, telefonata me të ishte perfekte

Donald Trump i bëri një ftesë publike homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.  

“Do të doja shumë që ta prisja në Shtëpinë e Bardhë dhe mendoj se ai do të vijë. Ai është njeri i mirë, kam biseduar me të dy herë. Mendoj se do të jetë këtu shumë shpejt. Korrupsioni është i pabesueshëm në Ukrainë, gjë që më bezdis shumë dhe më bezdis shumë, shumë, shumë gjithashtu edhe fakti që Gjermania, Franca dhe shtete të tjera nuk po ndihmojnë. Ne jemi gjithmonë budallenjtë që e bëjmë këtë gjë. Kjo më bezdis. Nëse kthehesh pas në histori, për arsye nga më të ndryshmet, janë gjithmonë SHBA ato që ndihmojnë. Kjo është një nga arsyet përse unë jam zgjedhur. Nuk duam të jemi ende budallenjtë”, tha Presidenti amerikan. 

Trump ishte i drejtpërdrejtë edhe në kritikat për udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi: “Pelosi është krejt e turbulluar. Diçka nuk po shkon me të. Nëse shihni se çfarë po ndodh, nëse shihni shifrat, nëse shihni sondazhet, ata dinë vetëm të thonë mos bëj këtë, mos bëj atë. Për mua nuk ka asnjë problem. Ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar. Nuk kam bërë asgjë të papërshtatshme, edhe biseda me Presidentin e Ukrainës ka qenë perfekte. Të gjithë e dinë. Republikanët nuk kanë qënë kurrë kaq të unifikuar. Jam në nivelin më të lartë se kurrë më parë. Hetimi për mua është mashtrim, është shaka. Demokratët po e përdorin atë për përfitime politike, për të fituar zgjedhjet, që në fakt nuk do t’i fitojnë”. 

Deklaratat, Trump i bëri pak para se të nisej për në Nju Jork, atje ku nuk u prit aspak mirë nga vendasit, vetëm pak orë pasi deklaroi se do të zhvendosej familjarisht nga Nju Jorku, pasi nuk e kanë trajtuar mirë.   

  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkëbisedim me gazetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama tentoi të kapte dhe vendin në Kushtetuese që i takon presidentit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Vendi po noton në paligjshmëri totale
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama e ka jetike të kapë Kushtetuese pasi ajo do shqyrtojë 30 qershorin
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama për interesin e pushtetit po bllokon rrugën evropiane