Tur kombëtar me të rinjtë, Basha zbret në terren nga e hëna

Pas Tiranës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të hënën turin kombëtar për rininë.

Kryeopozitari do të jetë në Elbasan e më pas Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë. Turi do të vazhdojë në 12 qarqet e vendit dhe ka si synim hartimin e alternativës së plotë për të rinjtë që, siç ka theksuar kreu demokrat, synon që Shqipëria të bëhet zgjedhja e tyre e parë kur demokratët të jenë në pushtet.

Paralelisht me këtë tur, Basha do të zhvillojë takime edhe në kryesitë e degëve.

Kryeopozitari priti këtë të shtunë Kolegjin e Kryetarëve, të cilët i porositi që të mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve edhe në kuadër të qëllimit final për zgjedhje të parakohshme. 

Shkarkoni aplikacionin e A2