Aksident pranë Pukës, makina përplas motorin

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Vau Dejës – Pukë, në fshatin Qafë-Laç, ku për pasojë janë plagosur 2 persona.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip Volksëagen, me drejtues shtetasin F. M. 52 vjeç dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur në aksident, drejtuesi i motorit G. A. 60 vjeç dhe pasagjerja V. L. 52 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit F. M. u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2