Ambasadori i Kosovës i paraqet letrat kredenciale Presidentit Meta

Presidenti Meta priti në një takim ditën e hënë, ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, Nait Hasani, i cili i paraqiti letrat kredenciale. 

Presidenti Meta, pasi e uroi për marrjen e detyrës, e siguroi Ambasadorin Hasani për mbështetjen e plotë në kryerjen e misionit të tij në Tiranë.

Kreu i Shtetit vlerësoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 në Kosovë, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të vendit.

Meta shtoi se marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Kosovë janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike.

Shkarkoni aplikacionin e A2