Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Azilkërkuesit shqiptarë, “mollë sherri” në politikën irlandeze

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2019, 12:56 | Aktualitet

Azilkërkuesit shqiptarë ndezin debatin politik në Republikën e Irlandës. Komentet e kryeministrit Leo Varadkar, i lidhur me emigracionin e paligjshëm janë, cilësuar si shumë të rrezikshme nga grupimet për të drejtat e emigrantëve dhe parti të opozitare.

Gjatë një prononcimi për median “The Sunday Independent”, Varadkar tha se emigrantët nga Shqipëria dhe Gjeorgjia me dokumente false qëndrojnë pas rritjes së numrit të azilkërkuesve në vend. Liderja e partisë Sinn Fein, MaryLou McDonald, e akuzoi kryeministrin duke thënë se po përdorë shqiptarët dhe gjeorgjianët si justifikim për të mbuluar dështimet në politikat qeverisëse. Ndërsa, Nick Henderson, shef ekzekutiv i Këshillit Irlandez të Refugjatëve, thotë për “The Irish Times” se veçimi i këtyre dy kombësive dhe përcaktimi i tyre si vende të sigurta për të gjithë ishte një vendim shumë i rrezikshëm.

Leo Varadkar, kryeministër i Irlandës

“Statusi i refugjatit duhet të përcaktohet nga rrethanat individuale dhe jo nga kombësia e tyre. Minoritetet dhe pjesëtarët e komunitetit LGBT janë hasur me kërcënime të ndryshme në Shqipëri dhe Gjeorgji. Personat që kërcënohen, nuk mund të mbështeten gjithmonë në mbrojtjen e policisë”, tha Nick Henderson, kryetar i Këshillit Irlandez të Refugjatëve.

The Irish Times shkruan edhe për numrin e lartë të azilkërkuesve gjithnjë e në rritje. Kjo media raporton se muaji shtator i këtij viti regjistroi një rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2018. Në total gjithë vitin janë shënuar3700 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare. Shqiptarët dhe Gjeorgjianë përbëjnë 38% të kërkesave, një rritje me 23% krahasuar me vitin e kaluar, sipas The Irish Times. Ambasada shqiptare në Londër nuk pranoi të komentonte këto shifra për median irlandeze.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu