Çfarë po ndodh me princeshën “e trishtuar” të Monakos? Ka muaj që nuk e sheh njeri

Eventi ishte madhështor, dhe shumë i rrallë, kurorëzimi i perandorit japonez Naruhito. Pjesa më e madhe e aristokracisë botërore gjendej në Tokyo, dhe nuk mund të mungonte as Alberto i Monakos. Por jo bashkëshortja e tij, ish-notarja nga Afrika e Jugut, Charlene Wittstock.

Princesha tashmë është kthyer në një mister të vërtetë. Qysh nga martesa e saj në vitin 2011, është folur shumë për palumturin e saj në pallatin e Montekarlos, një ”kafaz i artë“ nga i cili thashethemet thonë se ka tentuar edhe të arratiset.

Diçka gjithmonë e përgënjeshtruar nga 41-vjeçarja, por që në viti ne fundit bazohet edhe në fakte. Edhe pse profili i saj në Instagram është gjithmonë i përditësuar kryesisht me fotografitë  e fëmijëve, binjakët Gabrielle dhe Jacques, pamja e fundit e saj është e nëntorit të vitit të kaluar.

Edhe jashtë rrjeteve sociale, prania e saj ka qenë e rrallë, përtej Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1 dhe festa e Kryqit të Kuq, një event vërtet tradicional i principatës së rrethuar nga Franca.

Pamja e saj serioze, ku një buzëqeshje është tejet e vështirë të kapet, e ka shndërruar vajzën që duhej të zëvendësonte në memorien e publikut figurën e “divës”  Grace Kelly në figurën më misterioze të aristokracisë europiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2