Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 18 vite burg

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët grekë ekstradoi nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga drejtësia me 18 vjet burg.

Ekstradimi i 55-vjeçarit Kudret Shametaj u bë, pasi ky shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë në vitin 2018 për këto vepra penale me 18 vjet burg. Kudret Shametaj është shpallur fajtor për vrasjen e shtetasit A.M.

Shkarkoni aplikacionin e A2