Kombëtarja U17, kuqezinjtë e vegjël gati për kualifikueset e europianit

Para kombëtares së madhe, e cila do të luajë më 14 nëntor ndaj Andorrës dhe më 17 ndaj Francës në stadiumin e ri, do të jetë përfaqësuesja e 17-vjeçarëve që do të zbresë në fushën e lojës.

17-vjeçarët do të debutojnë në kualifikueset e Kampionatit Europian. Skuadra që drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri, përgatitet prej më shumë se 1 viti, ndërsa janë seleksionuar futbollistë nga kampionate të ndryshme në Europë.

Shqipëria e 17-vjeçarëve do ta nis rrugëtimin nga ndeshja me Portugalinë, vendin organizator më pas do të ndeshet me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2