Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Listat e hapura, Salianji: Duhet një sistem proporcional kombëtar

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2019, 10:56 | Politikë
Listat e hapura, Salianji: Duhet një sistem proporcional kombëtar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në “Dita Jonë” ka folur për debatin për lista të hapura, nga ku u shpreh se ai është për një sistem proporcional kombëtar.

Megjithatë, Salianji thekson se aktualisht PD dhe opozita e bashkuar është e fokusuar te garantimi i votës së lirë. Ai foli edhe për pozitën e Bashës nëse do të kishim një sistem proporcional.

Debati me listat e hapura

“Ne jemi fokusuar, së pari, në garantimin e votës së lirë, në pamundësimin e shitblerjes së votës. Në po propozojmë variantin tonë për këtë çështje. Po ashtu, edhe për financimin e partive politike. Pa diskutim që jemi marrë edhe me një rast tjetër, kemi diskutuar edhe votimin elektronik. Për shkak të këtyre elementëve nuk është se ka një debat të madh nga PD-ja, por jemi në diskutim dhe për këtë arsye nuk ka një qëndrim të qartë. Basha ka thënë se është edhe për mazhoritar të drejtpërdrejtë, por edhe për lista të hapura. Sot, nuk është se ka një vendimmarrje të PD për lista të hapura. Sot, jemi në propozime të të gjithë pjesëve të tjerë që ne mendojmë se minimizojnë shitblerjen e votës. Çdo sistem është demokratik, çështja është sesi përshtatet me kushtet e një vendi. Fakti është që sistemi i sotëm ka prodhuar një parlament me idiotë. Shikoni parlamentin e sotëm dhe vendosni nota. Unë e kam thënë shumë kohë më parë se duhet të jetë një sistem proporcional me lista tëhapura, i cili garanton votën e njëjtë në të gjithë territorin. Ky sistem i bën të zgjedhurit më të përgjegjshëm. Militantët e kanë shumë të rëndësishme që ta zgjidhin vetë deputetin. Nëse kjo do të dobësonte rolin e kryetarit, shyqyr që do të dobësohet. Kjo është një avantazh tjetër”.

A do të ndryshonte pozita e Bashës me lista të hapura?

“Nuk besoj. Basha e ka thënë edhe vetë që është për mazhoritar të pastër ose për lista të pastra, por fokusin e kemi sot te garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kosova ka një sistem shumë të mirë. Brenda një dite e morëm vesh se kush ishte partia fituese. K dhe një shqetësim tjetër. Hedhin edhe broçkulla se mund të hapet korrupsioni. Por korrupsion ka sot!”.

“Cakajt e ministrave të tjerë u ka rënë bingo pa prerë biletë”

“E imagjinoni ju që të bjerë bingo pa prerë biletë?! Kështu ka ndodhur me Gent Cakajn apo me të tjetër ministra, të cilët janë futur pa dhënë asnjë kontribut politik apo performancë publikë. Kjo është mënyra që të ky sistem të lejon. Nuk ka parlament. Ai ka rënë. Deputetët i zgjedh një njeri. Votohen vetëm kryetarët dhe të gjithë emrat e tjerë janë të fshehur”.

“Zgjedhjet e parakohshme janë afër, e tregon aksioni politik”

“Ka qenë një moment shoku për t’i thënë shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, se gjërat nuk funksionojnë. Pas djegies së mandateve, unë shoh që ka më shumë besueshmëri te opozita dhe te PD. Sot, ne jemi në një moment që nuk mund të rrihet kur del se zgjedhjet janë blerë. Ne nuk mund të rrinim aty. Zgjedhjet do të jenë të afërta. Për këtë nuk kam vendosur bast, por i gjithë aksioni politik të çon në situatën që do të ketë zgjedhje të afërta”.

"Reagim të jashtëzakonshëm në gjendje të jashtëzakonshme"

“Vendimmarrja e fundit e PD, e cila është në fuqi, është ajo e Këshillit Kombëtar për qeveri tranzitore dhe largimin e Ramës. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e partisë. Ka një taktikë tjetër, e cila nuk është në vëmendjen e publikun. Kjo është organizimi i brendshëm dhe organizimi për zgjedhjet. Kjo shoqërohet këtë javë edhe me takime të Bashës. Në një gjendje të jashtëzakonshme do të ketë një reagim të jashtëzakonshëm”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani