Nga të rinjtë në kategoritë e ulëta, dhuna pushton fushat

Kjo që lamë pas ishte një prej fundjavave më problematike në futbollin shqiptar. Fushat e lojës janë kthyer në arena boksi, kryesisht në nivelet e ulëta.  Duke nisur nga kampionati i të rinjve, me skena aspak të hijshme, në ndeshjen ndërmjet 19-vjeçarëve të Apolonisë dhe atyre të Besës.

Skuadrat e grupmoshave të Fierit dhe Kavajës u përleshën disa herë në fushë, ndërsa ndeshja vendosi edhe një rekord ndëshkimesh. Arbitri akordoi 7 kartonë të kuq dhe 11 kartonë të verdhë, për të gjithë lojtarët e përfshirë në incidente.

Ngjarje e papranueshme edhe në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Këlcyra-Maliqi, ku lojtari i miqve Arlind Xaka u dhunua dhe përfundoi në spital me nofull të thyer. Drejtuesit dhe stafi teknik i Maliqit akuzuan se lojtarët e tyre rrezikuan jetën.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar