Palmer në Beograd: Mos hapja e negociatave ishte gabim historik

Shtyrja e mëtejshme e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte një gabim historik, që përcjell një mesazh të gabuar për të gjithë rajonin.

Qëndrimin e tij, zv.ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, e përsëriti pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic. Palmer tha se Shtetet e Bashkuara mbështesnin perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe do të bënin gjithçka për të bindur BE-në të ndryshojë pozicion para takimit të liderëve në Zagreb, në muajin maj.

Shkarkoni aplikacionin e A2