Real përgatit “sulmin” për Sterling, gati ofertën për Cityn

Real Madrid ka piketuar objektivin e radhës në merkato.

Raheem Sterling është i përzgjedhuri nga drejtuesit e klubit madrilen për të formuar treshen e sulmit së bashku me Eden Hazard dhe Karim Benzema.

Lajmin e ka dhënë “Sky Sports”, sipas të cilit Reali po bën gati një ofertë të “çmendur” për Manchester City: bëhet fjalë për 80 milionë euro plus kartonin e uellsianit Gareth Bale.

Sterling këtë sezon ka shënuar 13 gola në 15 ndeshje.

Shkarkoni aplikacionin e A2