“Rebelimi i zhdukjes”, nis nga Londra fushata kundër ndryshimeve klimatike

MB FUSHATA LONDËR frame 544 1100x620

Këngëtarja Ellie Goulding, aktorja Imelda Staunton dhe modelja Daisy Lowe, janë mes personaliteteve që shfaqen në videon, pjesë e fushatës së titulluar “Rebelimi i zhdukjes”, ku u kërkohet qeverive të bëjnë më shumë kundër ndryshimeve klimatike.

“Rebelimi i zhdukjes” nisi si fushatë një vit më parë në Londër, duke frymëzuar protesta në mbarë botën, duke kërkuar reduktime të emetimeve të karbonit dhe rimëkëmbjen e ekosistemit. Video e re, e publikuar këtë të diel, është krijuar në bashkëpunim me regjisorin Richard Curtis.

Në të shfaqen personazhe të famshëm të ekranit dhe jetës publike në Britani, nga mosha 8 deri në 80 teksa përcjellin mesazhin e masakrës që po i bëhet pyjeve dhe oqeaneve në mbarë botën, që gjithnjë e më shumë po rrezikojnë zhdukjen e specieve të rralla.