Reshjet e dendura, probleme në Lazarat dhe te nënkalimi i Fushë-Mamurrasit

Reshjet e dendura kanë sjellë një situatë të rënduar dhe në jug të vendit. Në fshatin Lazarat, përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati duke izoluar lagjen “Lënxat”, ndërsa në situatë të rrezikuar është edhe lagjja “Kordhoca”.

Atje kanë mbërritur krerët e pushtetit vendor dhe ata të Emergjencave Civile, ndërsa efektivët kanë punuar për normalizimin e situatës për të mundësuar eliminimin e rrezikut të përmbytjes së banesave dhe rregullimin e transportit.

Nga ana tjetër ka pasur probleme edhe pranë nënkalimit të autostradës në Fushë-Mamurras. Ky rast është i përsëritur për shkak të mungesës së kanaleve të kullimit. Ndërkaq, mungesa e punonjësve ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve, ku disa prej kanë ndryshuar drejtim, ndërsa të tjerat kanë kaluar me vështirësi.

Shkarkoni aplikacionin e A2