Revista britanike: Dhëndri i Trump dha leje për arrestimin e Khashoggi-t, Erdogan shantazhoi Presidentin për t’u larguar nga Siria

Jared Kushner i dha leje Princit saudit, Mohammad bin Salman, që të arrestojë gazetarin Jamal Khashoggi, para se ai të vritej dhe trupi i tij të zhdukej brenda ambasadës së Arabisë Saudite në Turqi. Por kjo telefonatë është përgjuar nga shërbimet turke dhe është përdorur nga Presidenti Erdogan për të shantazhuar Donald Trump që të tërheqë trupat nga Siria.

Kështu pretendon revista britanike “The Spectator”, sipas të cilës, komisioni hetimor i drejtuar nga demokratët në Kongresin amerikan, që po merret me procedurat e shkarkimit të Presidentit Trump, ka arritur të sigurojë 7 agjentë të shërbimeve inteligjente që do të dëshmojnë. Mes tyre është edhe agjenti që ka siguruar informacionin bombastik mbi vrasjen e Khashoggi-t.

Khashoggi ishte kolumnist te gazeta amerikane “Washington Post”, i cili fillimisht mendohej se ishte pranë familjes mbretërore saudite, por më pas nisi të shkruante kundër Princit të ri që nisi të fitonte pushtet.

“The Spectator” është një revistë e përjavshme britanike e publikuar për herë të parë në vitin 1828. Mes redaktorëve të mëparshëm të saj ka qenë edhe Kryeministri i tanishëm britanik, Boris Johnson (1999–2005).

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar