Shqipëri-Francë, biletat “ekonomike” shiten në kohë rekord

Përfundon faza e parë e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Francë, e cila do të luhet më 17 nëntor në stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”. Në dyqanin zyrtar të Federatës, sportet për biletat me çmimet më të lira, nga 1500 lekë të reja deri në 3000 lekë janë mbyllur.

Vendete fundit të disponueshme janë shitur vetëm online. Biletat me çmimet më “ekonomike” për ndeshjen ku do të inaugurohet impianti i ri në Tiranë, u shitën në kohë rekord. Ato përfunduan në më pak se 48 orë nga nxjerra në shitje, pavarësisht ankesave të tifozëve për shitjen e kombinuar me biletat e ndeshjes ndaj Andorrës, të enjten e ardhshme në Elbasan Arena.

Për të kuptuar interesimin e ndryshëm nga tifozët, shërbejnë ritmet e ndryshme të shitjes së biletave. Për sfidën me Andorrën, nga 12 800 bileta në dispozicion, deri më tani janë shitur vetëm 1200 vende. Afro 10% e stadiumit. Për ndeshjen me Francën, e cila luhet më pas, nga kapaciteti prej 22500 vende janë në dispozicion afro 40% e stadiumit.

Nëse tribuna kryesore ishte e gjitha e rezervuar, shitjet në tribunat pas portave kanë ecur me ritme shumë të larta. Kureshtja për stadiumin e ri, apo dueli ndaj kampionëve të botës në fuqi sollën një garë mes tifozëve për të siguruar një vend në stadium. Tani faza e dytë e shitjes lidhet me biletat që kushtojnë më tepër. Ato ndodhen te tribunat E, ku çmimet variojnë nga 4000 deri në 5000 lekë të reja.

Shkarkoni aplikacionin e A2