Studimi shqetësues në SHBA, adoleshentët, 7 orë në ditë me telefon në dorë

Më shumë se 7 orë në ditë. Kaq kohë shpenzojnë sot adoleshentët në rrjetet sociale apo përpara televizorit, me programe argëtuese.

Sipas një studimi më të fundit në Shtetet e Bashkuara, kjo kohë është rritur me 42 minuta, në krahasim me vitin 2015, kur studimi është realizuar për herë të fundit. Por jo vetëm kaq. Teksa janë duke lundruar në rrjetet sociale apo shohin një video në Youtube, të rinjtë ndërkohë edhe shkruajnë SMS apo komunikojnë në what’s up.

Sipas studimit, minorenët kalojnë 5 orë të ditës me telefon në dorë. Po sipas kërkimeve, të dy grupet, adoleshentët dhe minorenët, shumicën e kohës në internet e kalojnë duke parë video, ku dominojnë videot në youtube. Sa i takon të rinjve, mbi 18 vjeç, shumica prej tyre kohën e kalojnë duke luajtur lojëra të ndryshme, të shkarkuara në pajisje.

Kërkuesit flasin për rreziqet potenciale tek të rinjtë të cilët janë të ekspozuar ndaj mesazheve online sikurse ekziston rreziku që të izolohen nga shoqëria. Të dhënat zyrtare janë siguruar përmes një sondazhi në mbarë SHBA-të, në mbi 16 mijë të rinj, të moshave nga 8 deri në 18 vjeç. 

Shkarkoni aplikacionin e A2