“Sytë iu hapën shumë dhe po ulëriste”, dëmtimi i tmerrshëm në Premier League

Andre Gomes pësoi një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen Everton-Tottenham.

Një faull nga mbrapa i Heung-min Son bëri që mesfushori portugez i Evertonit të rrëzohej në tokë dhe të përplasej me Serge Aurier, duke nxjerrë gjurin nga vendi. Sulmuesi korean i Tottenham u ndëshkua me të kuq, por ky fakt nuk i interesoi aspak, pasi ai ishte duke qarë dhe duke kërkuar falje kur pa pasojat e ndërhyrjes së tij.

Të gjithë futbollistët vunë duart në kokë, madje lojtarët e Evertonit po ngushëllonin Sonin, pasi e kuptuan që ndërhyrja nuk kishte qëllim për të dëmtuar Gomesin.

Sulmuesi turk i Evertonit, Cenk Tosun deklaroi pas ndeshjes: “Gomes ishte nën shok. Sytë i ishin hapur shumë dhe po ulëriste. U përpoqa t’i flisja dhe ta qetësoja”.

Shkarkoni aplikacionin e A2