Ukraina preokupon, mosbesimi ndaj vaksinave po shpërndan fruthin në Europë

Ukraina është një nga vendet më të varfra dhe të pasigurta në Europë. Vendi lindor, përtej problemeve ekonomike dhe veçanërisht konfliktit ende të ndezur me rebelët pro-rusë, që ende kontrollojnë disa territore, sot po preokupon Europën dhe jo vetëm për një arsye të ndryshme.  

Vendi ka njohur në vitet e fundit një rritje tejet të madhe të rasteve të sëmundjeve, veçanërisht të fruthit. Për të kuptuar dimensionet, mjafton një e dhënë. Në kryeqytetin Kiev, në vitin 2017 numëroheshin rreth 87 raste fruthi, për një popullsi që kalon 3 milionë banorët. Vetëm midis janarit dhe qershorit të këtij viti, rastet e regjistruara janë 5 mijë, ndërkohë që janë 58 mijë në gjithë territorin .

Dhe kjo që tashmë mjekët quajnë me plot gojë epidemi, po përhapet në vende si Republika Ceke, Polonia, Gjermania, por edhe më larg, në Shtetet e Bashkuara, ku mund të jetë futur ndoshta nga religjiozë, priftërinj ortodoks por edhe rabinë izraelit që kthehen shpesh në mëmëdhe.

Arsyet mund të jenë të ndryshme, por një nga faktorët më me peshë përfaqësohet me mungesën e besimit të opinionit publik ukrainas ndaj shëndetësisë, infrastrukturës se saj dhe korrupsionit të kompanive farmaceutike. Raste si ai i një 17-vjeçari të vdekur pas injektimit të vaksinës kanë shokuar akoma më shumë opinionin publik, edhe pse lidhja mes dy ngjarjeve u mohua.

Janë të shumtë organizatat kundër vaksinimit që veprojnë në atë vend, duke shndërruar Ukrainën në një vend ku fruthi mund të shpërndahet thjeshtësisht, ashtu si poliomieliti, që u deklarua i zhdukur në Europë në vitin 2002, dhe u rikthye pikërisht në Ukrainë në 2010. Certifikata mjekësore false gjenden thjeshtësisht në Internet, dhe me një kosto 10 dollarësh i dorëzohen autoriteteve shkollore, që pa vaksinime nuk lejojnë fëmijët në klasa.

Shkarkoni aplikacionin e A2