“Vdekje Amerikës!” Irani kujton 40-vjetorin e pushtimit të ambasadës

Në 4 nëntor të vitit1979, student revolucionarë iranianë mësynë ambasadën amerikane në Teheran, dhe morën peng personalin e saj për 444 ditë. 40 vjet më vonë, mijëra vetë u mblodhën pranë godinës ku dikur ishte ambasada, me thirrjet “Vdekje Amerikës”.

Marshime dhe manifestime po mbahen në rreth 1 mijë komunitet përreth vendit, siç bëri të ditur media shtetërore. Të rinjtë islamikë, sulmuan ambasadën menjëherë pas rrëzimit të shahut të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe 52 amerikanë u mbajtën peng për gati 1 vit e gjysmë. Dy vendet kanë qenë në armiqësi të thellë që atëherë.

“Amerikanët vazhdojnë aktet armiqësore, ashtu si akrepi helmues, natyra e të cilit është të pickojë. Ai nuk ndalet nëse nuk e shtyp”, tha Abdolrahim Mousavi Gjeneral.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm që kur presidenti amerikan Donald Trump braktisi marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore. Mbi bazë të saj, republika Islamik pranonte kufizimin e programit nuklear në këmbim të heqjes së sanksioneve perëndimore. Shtetet e bashkuara kanë rikthyer sanksionet dhe retorika që vjen nga Irani sinjalizon se rikthimi në tryezën e negociatave është një mundësi e largët. Khamenei ka ndaluar zyrtarët Iranian të zhvillojnë bisedime me Uashingtonin.

“Ndërprerja i bisedimeve më SHBA nuk është diçka emocionale. Mbështet në një logjikë të fortë. Bllokon përpjekjet e armikut për influencë dhe tregon fuqinë e dinjitetin e Iranit”, tha Ali Khamenei. Në Iran, 4 nëntor i shënohet gjithashtu si dita kombëtare e luftës kundër arrogancës globale.

Shkarkoni aplikacionin e A2