Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja e gazetares në Maltë, hetuesit: Bomba erdhi nga Shqipëria

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2019, 14:23 | Bota
Vrasja e gazetares në Maltë, hetuesit: Bomba erdhi nga Shqipëria

Në vrasjen e gazetares nga Malta, Daphne Galizia mund të jenë përfshirë dhe bandat shqiptare. Pretendimi vjen nga hetuesit maltezë, të cilët zbuluan detaje të reja lidhur me krimin që tronditi botën e medias.

Ka dyshime të forta që pas kësaj vrasjeje të qëndrojnë dy vëllezër, të njohur si kriminelë të rrezikshëm në Maltë. Autoritetet shprehen se ata mund të kenë përdorur kontaktet e tyre me krimin shqiptar për të blerë pjesë të bombës që u përdor për vrasjen e gazetares së njohur.

Sipas hetuesve, dy vëllezërit kryen një atentat të njëjtë edhe ndaj një personi tjetër në shkurt të vitit 2017. Edhe në atë rast dyshohet të jetë përdorur tritol i blerë nga bandat kriminale në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani