Zaev kujton luftën me shqiptarët: I frikësohem të kaluarës së keqe

Zoran Zaev, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha në një intervistë për “Financial Times” se është i shqetësuar për faktin se do të ketë përpjekje për të mbushur vakumin e lënë nga Bashkimi Europian në Ballkanin Perëndimor. “Vendimi për të mos nisur bisedimet i lë hapësirë forcave të tjera, të cilat nuk na vijnë në ndihmë, nuk ofrojnë demokraci, liri dhe sundim të ligjit”, tha ai.

Zaev gjithashtu tha se i frikësohej rikthimit në të shkuarën e keqe në vendin e tij të ndarë etnikisht, duke përmendur edhe luftën e vitit 2001, mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Por Zaev shtoi gjithashtu se ishte i shqetësuar edhe për marrëveshjen tepër të rëndësishme me Greqinë që solli ndryshimin e emrit të vendit të tij, e cila mund të rishikohej për shkak të rritjes së ndjesive nacionaliste në vend. “Pjesë e procesit është i pandryshueshëm, por shqetësohem se mund të rikthehet e kaluara e keqe që kemi pasur”, u shpreh Zaev. “Nëse ka mjaftueshëm retorikë nacionaliste dhe fjalime radikale në Maqedoninë e Veriut, kjo do t’u japë argumente politikanëve grekë që të përdorin të njëjtën retorikë… Dhe kjo mund të sjellë ndërmarrjen e hapave konkretë që nuk mund të jenë të mirë për vendin dhe rajonin tim”.

Shkarkoni aplikacionin e A2